Ish-magazina shtetërore e kohës së komunizmit e kthyer në “shtëpi bari”, policia shoqëron disa persona: Godina ishte privatizuar nga…

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zbulimin e një shtëpie bari, e cila ishte ngritur në një magazinë të kohës së komunizmit.


magazina shtepi bari

Sipas njoftimit, blutë e kryeqytetit thonë se kjo magazinë ishte privatizuar nga tre persona, ndërsa janë shoqëruar disa shtetas.

Ndërkohë thuhet se shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme