Ademi: Abrogimi i balancuesit, kthim në vitet e 90-ta

BDI e ka vlerësuar si kthim në vitet e 90 abrogimin e balancuesit si mekanizëm për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore. Sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është politik dhe me qellim majorizimin e shqiptarëve. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademit ky vendim i kushtetuese godet Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutën dhe stabilitetin multi etnik të shtetit. BDI i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë të sigurojnë që barazia dhe përfaqësimi do të mbeten të paprekura.

“Përmes këtij vendimi goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike nuk është një hap i izoluar, ai ka pasoja të gjëra dhe thella, duke eliminuar mundësinë që institucionet publike të pasqyrojnë përbërjen multi etnike të shtetit tonë. Mekanizmi balancues i cili ka mundësuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore u shfuqizua po ashtu me këtë vendim duke përpjekjet e bërë për të ndërtuar një shoqëri të barabartë. Pa këtë deklarim, do të kthehemi në një kohë ku përfaqësimi ishte i margjinalizuar”, deklaroi Arbër Ademi, Nënkryetar i BDI-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme