Met Gjura, babai i Eleonora Trocit, 24-vjeçares që u mbyt nga burri në prani të fëmijëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Itali ndihet fajtor për atë që i ndodhi vajzës së tij.
Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Neës24, Enver Doçi, babai i së resë ka treguar se ishin divorcuar para disa muajsh, por 24-vjeçarja ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin ardhur dhe kishin kërkuar pajtim.
“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha babai i vajzës.
Të gjitha banorët flasin fjalët më të mira për familjen e 24-vjeçares dhe vetë të renë që e njihnin si një vajzë të urtë që kujdesej për fëmijët pavarësisht vështirësive ekonomike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Caserta, Itali, ku viktima kishte vetëm dy muaj që i ishte bashkuar ish-burrit.