Agron Llakaj shpërthen në lot gjatë intervistës, dedikimi prekës për bashkëshorten

Aktori dhe mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, për të folur mbi shown më të ri të humorit “Papare Najt” që starton ditën e shtunë në orën 21:00 në ekranin e shqiptarëve.

Gjatë intervistës aktori Agron Llakaj u përlot në momentin që u përmen emri i bashkëshortes së tij Kostandina, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë.

“Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart”, u shpreh Llakaj, ndërsa shtoi se bashkëshortja e tij dio të viojë të jetë me të në çdo moment, edhe pse jo fizikisht, u shpreh Agron Llakaj gjatë intervistës

Brikena Prifti: “Papare Najt” e nis në momentin më të vështirë. Ku e gjen forcën?

Agron Llakaj: Nuk e prisja këtë pyetje.

Brikena Prifti: Vlerësimet më të mëdha që njerëzit kanë patur për ty ka qenë raporti që ke patur për Kostandinën?

Agron Llakaj: Nuk flas dot, në këtë moment. (përlotet)

Brikena Prifti: Teos dhe Brus e presin gjyshin këtë periudhë? Ke ndarë para pak ditësh një foto që ishte dhe ditëlidnja, besoj se ata ty të kanë pikën më të fortë?

Agron Llakaj: Unë nuk do të doja ta cekja këtë temë, sepse e di që janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shumë të vështirë por do të përdor më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes, edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një nënë në moshë, më tha bëhu i fortë Agron, do na bësh për të qeshur, sepse është mision. Ti duhet të jesh më i fortë në këtë mision, pasi të gjithë kemi nga një shpirt, por ti ke dy, ke dhe shpirtin e Kostandinës. Më mungon tmerrësisht, pse më futët në këtë pyetje.

Brikena Prifti: Nuk dua të të pyes më shumë Goni, pasi unë e di që ti ke dhënë shumë. E përmenda pak më parë që ti gjatë kësaj kohe ke treguar lidhjen me nipërit dhe me mbesën që është bërë një zonjushë.

Agron Llakaj: Ata janë burim motivimi, shprese. Nuk e dija që Zoti do më rezervonte këtë lloj fati, se thonë që Zoti të sprovon për të treguar se sa i fortë është njeriu, unë nuk jam kaq i fortë, nuk futem te ajo seri e njerëzve. Dikur i thoja Kostandinës se është Agronizuar, tani kuptoj që jam Kostandinizuar. Unë duhet të marr dashurinë e atyre të vegjëlve por dhe të rriturve. Ime bijë pati ditëlindjen në 22 gusht, dhe nuk mund t’i thoja veçse unë nënë për ty nuk mund të bëhem kurrë. Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme