Arrestohet 29 vjeçari nga Gostivari, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Policia e Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme në Gostivar është arrestuar një person, i cili kërkohej me vendim gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve.

“Më datë 09.10.2024 në ora 01.10 në rrugën ‘Zhivko Brajkovski’ në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.I.(29) i cili me vendim gjykate kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme