Minçevit nuk i shpejtohet që balancuesi të shndërrohet në ligj, thotë se nuk ka parë propozim nga VLEN-i

Gazetar: Suad Bajrami

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot theksoi se nuk duhet të përshpejtohet me zgjidhjen e re ligjore për zëvendësimin e balancuesit, por fillimisht të hapet debat i gjerë me qëllim që zgjidhja e re të mos rrëzohet përsëri nga Gjykata Kushtetuese. Minçev pranoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese, ndërkaq për propozimin e paralajmëruar të VLEN-it potencoi se nuk e ka parë, por se koalicioni qeveritar ka kapacitet serioz për dialog politik.

“Në lidhje me propozimet e partnerëve tanë të koalicionit, potencova se nuk mund të komentoj përmbajtje që nuk e kam parë. Pra, patjetër ta shohim tekstin, tekstin eventual të atyre ligjeve eventuale që të japim koment përkatës. Por, gjithashtu dua të them se në kuadër të koalicionit qeveritar, vlerësoj se ka potencial serioz për dialog politik me të cilin ka kapacitet që të gjendet zgjidhje përkatëse”, deklaroi Goran Miçev, ministër i Administratës Publike.

Minçev shton se zgjidhja për situatën e krijuar mund të gjendet nëpërmjet dy ligjeve që janë nën kompetencë të Ministrisë së Administratës Publike.

“Potencova, se në kuadër të këtyre dy ligjeve që janë nën kompetencë të Ministrisë së Administratës Publike, ato janë Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Nëpunës Administrativ ka mundësi që të gjendet zgjidhje përkatëse”, u shpreh Goran Miçev, ministër i Administratës Publike.

Ideja e përfolur për zgjidhjen e kësaj çështje nëpërmjet nënshkrimit të deklaratës në noter për ndjenjën e përkatësisë etnike ose nacionale, për Minçevin është poshtëruese. Reagimin e opozitares BDI, Minçev e cilësoi si kundër vetvetes së tyre, pasi që vetë ata kur kanë qenë në pushtet kanë miratuar strategji e cila kërkon shfuqizimin e balancuesit.

“Kjo do të thotë se zotëri Arbër Ademi, i cili e mbante presin e djeshëm, e mbante kundër përkrahësit të tij, i cili qëndronte afër tij, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Qeverisë, ai është zotëri Kreshnik Bekteshi”, deklaroi Goran Miçev, ministër i Administratës Publike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme