“Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë dhe harmonisë mes nesh”- Erdogan nga ceremonia e inagurimit: Nuk do të jetë vetëm objekt kulti për besimtarët myslimanë, por kompleks social!


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në fjalimin e tij në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë është shprehur se ky objet fetar do të jetë një simbol i vëllazërisë dhe harmonisë mes dy shteteve.

Gjithashtu Erdogan tha se kjo xhami nuk është ndërtuar vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por do të jetë multifuksionale pasi do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, me salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj.

“Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë et.”- u shpreh Erdogan.

 

Pjesë nga fjalimi:

“Në emër të Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë. Sot jam veçanërisht shumë entuziastë dhe shumë i lumtur që jam këtu së bashku me juve. Për këtë arsye, gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për të gjitë këtë emocion që më dhuruat.

Jam shumë me fat që ndodhen më këtë ambient të shenjtë, për këtë arsye i lutem Allahut që Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, themelet e së cilës i hodhëm në 2015, të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët.

Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do zërë vendin e saj në kujtimet tonë, që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë tonë, deri te teknologjia më e re. Sic e shikoni serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.

Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj.

Dhe, kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë mes nesh”, tha Erdogan.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme