Inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë/ Presidenti Erdogan: Nuk duhet t’ua lëmë sheshet atyre që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, gjatë fjalës së tij në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se xhamia do jetë simboli i vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Turqisë. 


Ai tha se nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale.

Erdogan: Prioriteti ynë të thelojmë më tej raportet tonë me Shqipërinë. Janë dy kombe që e kanë mbështetur vendin tonë në çdo vështirësi. Së fundi, solidaritetin nga popullit turk dhe ai shqiptarë gjate fatkeqësive në vendet tona, ka ndodhur një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar. Njëra nga veprat të këtij solidariteti mes vendeve tona, është spitali në Fier si dhe rezidencat e tërmetit në Laç.

Shpresoj që për sa kohë që do vazhdojmë më këtë raport miqësor, do u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar, në mendimin islam, koncepti xhami qëndron në qendër të jetës. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta ku reflektohen vlera shpirtërore dhe që burojnë nga zemra dhe lavdërohen nga shoqëria dhe nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke mbajtur të gjallë unitetin e kësaj xhamie.

Xhamitë nuk janë vendet ku thirren ezani e për tu adhuruar, janë për të thirrur mbarë njerëzimin në mirësi dhe urdhërimin e Allahun dhe i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që në një farë mënyrë na imponon detyrën, që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë, por t’i dalim zot e t’i mbrojmë. Nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme