Kryeministri Mickoski thotë se pas vizitës në Berlin është kthyer me më shumë optimizëm se më herët. Ai nuk deshi të shpalos detaje, por u dërgoi porosi qytetarëve se qeveria e udhëhequr nga ai, do të bëjë çmos për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe integrimin e vendit në BE.
“Mendoj se e gjithë ajo që u bisedua atje dhe që e mora si porosi të cilën edhe e dërgova si porosi, ka vlerë të shtuar, nëse krahasohet me gjendjen para vizitës time atje. Në interes të bisedimeve dhe pritjeve që i kam se si do të zhvillohen punët në të ardhmen, nuk do të doja të ndaj detaje publikisht, por jam optimist më i madh, shumë më shumë se sa isha para se të ndodhnin takimet në samitin e Berlinit”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk