U vetëdorëzuan tre muaj pasi dhunuan me shishe qelqi Klea Prengën, reagon policia: U ekzekutuan vendimet për motrat Antonela dhe Mariela Berisha

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Klea Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici.


Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i vendimeve që ishte dhënë nga gjykata.

Konkretisht Mariela Prenga u vu në pranga, pasi ndaj saj ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesa, ndërsa motra e saj, Antonela, ish banore e BBV detyrim paraqitje.

Njoftimi i policise

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme