Spiropali përjashtoi Elda Hotin, pretendohet se kishte benzinë me vete! Ministri Hoxha paralajmëron: Të gjitha provat do merren! Do bëjmë kallëzim penal!

Me përjashtimin e deputetës demokrate, Elda Hoti përmes urdhrit të kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.


Ai u shpreh në seancë plenare se një pjesë e opozitës nuk po i përmbahet rregullave të brendshme të Kuvendit, e se sipas tij bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Hoxha paralajmëroi se për çdo veprim do të merren provat dhe do bëhet kallëzim penal ndaj tyre.

Kujtojmë se Spiropali përjashtoi nga seanca plenare deputeten Elda Hoti, me pretendimin se kjo e fundit ka ardhur në Kuvend me benzinë dhe ka rrezikuar jetën e të pranishmëve në sallë.

Hoxha: Këtu nuk bëhet fjalë për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme