Gostivar/ Sulmohen dy të mitur, njëri nga dy shokët e klasës, njëri nga shoqja e klasës

Dy djemë të mitur janë sulmuar nga shokët e tyre sa ishin në shkollë në Gostivar, shkruan Alsat.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të cilat sipas raportit policor të SPB Gostivar, janë paraqitur nga prindërit e të miturve.

Rasti i parë ka të bëjë me sulmin fizik nga dy shokët e klasës ndaj të miturit në shkollëv fillore në Gostivar. Raportimi është bërë në orën 12:00, ka treguar babai i tij.

“Me datë 16.10.2024 në DPB Gostivar, personi B.S.(48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 12.00 në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës.  Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raport.

Derisa, rasti i dytë ka të bëjë me sulmin fizik ndaj të miturit i cili është sulmuar fizikisht nga shoqja e klasës. Në raport thuhet se gjatë sulmit është përdorur edhe një send i plastikës. Rasti është raportuar nga babai i të miturit në orën 17:50.

“Me datë 16.10.2024 në ora 17:50 në DPB Gostivar, personi D.P. (46) nga Gostivari ka raportuar se në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoqja e klasës, e cila gjatë sulmit ka përdorur edhe një send plastik.  Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë në Gostivar./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme