Gjendja e pesë personave të lënduar nga aksidenti i një ditë me parë në autostradën Shkup-Veles vazhdon të mbetet kritike dhe të njëjtit po kurohen në Spitalin e Qytetit në Shkup dhe Klinikën Universitare. Prokuroria Publike është duke hetuar shkaqet e aksidentit, por dyshimet e para janë humbja e kontrollit në drejtimin e furgonit si pasojë e shpejtësisë. Në seancën e sotme të 55-të, Këshilli i Komunës së Velesit solli vendim që 18 tetori të shpallet ditë zie për shkak të tre viktimave që u regjistruan nga ky aksident. /Alsat.mk