Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan! Gjithçka nisi nga kuzhina, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte (18 tetor).


Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, ku një apartament në katin e dytë të një pallati ka marrë zjarr.

Sipas burimeve, vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës, e më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime njerëzit, por regjistrohen dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur neutralizimin e gjendjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme