Zbulohet parcelë me drogë në Greqi, arrestohet shqiptari! Sekuestrohet 1 ton kanabis

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Tripoli, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.


Siç bëjnë me dije mediat greke, shqiptari u arrestua në kuadër të një operacioni anti-drog në saj të cilit efektivët grekë zbuluan një parcelë me lëndë narkotike, të fshehur në një zonë pyjore në Tripoli të Arkadhias.

37-vjeçari shqiptar akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Ndaj tij  është ngritur akuzë për organizim kriminal, shkelje të ligjeve për drogën dhe për të huajt, ku përfshihen edhe bashkëpunëtorët e tij të panjohur, të cilët  janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë mësohet se policia sekeustroi 1 ton e 398 kg e 935 gram lëndë narkotike dhe 1.253 fidanë kanabisi.

oooooooooo

Policia greke vlerëson se fitimet e pritshme që do të merrnin anëtarët e organizatës kriminale nga droga do të arrinin në 10.000.000 euro.

0000000000000

Përveç sasisë së fidanëve është gjetur një peshore precize, mjete që lidhen me kultivimin dhe paketimin e drogës, çadra akomodimi, si dhe pajisje vaditëse dhe kultivuese.

Autoritetet greke po punojnë për kapjen e pjestarëve të tjerë të organizatës kriminale dhe zbardhjen e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme