“Janë të tronditur”- Mediat italiane për emigrantët nga Afrika: Kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse…

Anija patrulluese e Rojes Bregdetare “Visalli” e nisur nga Shqipëri, mbërriti pasditen e sotme në Bari, ku ktheu 12 emigrantët që qëndruan 3 ditë në qendrën e pritjes në Gjadër.


Emigrantët, të cilët ishin pjesë e një grupi fillimisht prej 16 personash, u transferuan përsëri në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk vuri në dukje paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në strukturën krejt të re të krijuar në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, emigrantët të cilët u vendosën në qendrën e azilkërkuesve në Bari, ishin të frikësuar dhe të tronditur.

“Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse kanë frikë se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali”, shkruan Ansa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme