21 tonë municion nga Maqedonia, i destinuar për në Izrael, bllokohet në Greqi

Dhjetëra anëtarë të një sindikate greke të portit kanë bllokuar ngarkimin e një kontejneri me municione të destinuara për Izraelin në shenjë proteste kundër luftës në Gaza. Siç raporton agjencia e lajmeve Rojters kontejneri, i cili mbërriti në portin e Pireut, mbante 21 ton municione, ka thënë në kushte anonimiteti një nga sindikalistët. Ngarkesa u transportua me kamion nëpër Maqedoninë e Veriut dhe do të ngarkohej në një anije me flamur të ishujve Marshall për në Izrael. Para incidentit, sindikata e punëtorëve të porteve u kishte bërë thirrje punëtorëve të protestojnë dhe të bllokojnë dërgesën e armëve dhe municioneve që do të përdoreshin në luftën e Gazës. “Është koha të bërtasim me zë të lartë se nuk do të lejojmë që porti i Pireut të bëhet trampolinë lufte”, thuhet në deklaratën e tyre të postuar në Facebook. “Ne luftojmë për paqen, jo pjesëmarrjes së Greqisë në luftë!” Kamioni me ngarkesën ndodhet pranë autoriteteve të portit dhe ka nisur hetimi për ngjarjen. Rojters raporton gjithashtu se një urdhër arresti është lëshuar për një drejtues sindikatash ndërsa për kontejnerin me municion Rojters thotë se kishte një leje të vlefshme tranziti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme