Makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë në Fier, 50-vjeçari transportohet në spital (EMRI)

Në në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, ka ndodhur një aksident. Sipas burimeve, një person me biçikletë është përplasur nga një makinë.


Drejtuesi i biçikletës Tafil Qamil Kumanaku banues ne Vajkan po transportohet me ambulance drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën i vetëdijshëm.

Drejtuesja e automjetit shtetasja Aleksandra Shyqyri Muskaj , banuese ne Levan Fier, drejtonte automjetin tip Range Rover, teksa është përplasur me biçikletën.

Ne vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për te zbardhur shkaqet e aksidentit ne fjale.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor “Kolonjë-Fier”, shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç.

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme