U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin të mërkurën në GJKKO! Ja ora kur do të zhvillohet seanca

Ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, së bashku me Piro Xhixhon dhe Ema Çokun, do të dalin ditën e nesërme, me datë 23.10.2024 para GJKKO-së, për tu marë në pyetje dhe për tu njohur me masat e sigurisë.


Siç njofton Gjykata e Posaçme, seanca ndaj tyre do të zhvillohet në orë 09:30.

Kujtojmë se sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Meta akuzohet për veprat penale:

  • “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë
  • “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”

Për këto vepra penale, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën.

Për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për kryerjen e veprave penale:

  • “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2 raste dhe në bashkëpunim,
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, 
  • “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”

Ndaj të atit të deputetës së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim.

Së fundmi, ndaj Ema Çokut, u caktua masa e sigurisë “ detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për kryerjen e veprës penale ““Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë

22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe

verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta,

Monika Kryrmadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

  1. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj

kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30.

Tiranë, më datë 22.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme