Policia angleze godet bandat kriminale shqiptare që kontrabandojnë njerëz në Britaninë e madhe për të punuar në ferma kanabisi! BBC: “Kokat” lavdërojnë pasurinë në vendin e tyre

Prestigjiozja britanike BBC i ka dedikuar një artikull brandave kriminale shqiptare që kontrabandojnë njerëz në Britaninë e Madhe dhe i detyrojnë të punojnë në fermat e kanabisit.


ferme kanabisi

Sipas BBC, këto banda po goditen nga policia britanike dhe se policia e Mançesterit ka arrestuar 46 shtetas shqiptarë në vitin 2023 dhe zbuloi më shumë se 10 milionë paund kanabis.

Policia e Mançesterit të Madh (GMP) tha se njerëzit ishin të detyruar të punonin në kushte të tmerrshme, ndërsa bosët e tyre kriminalë bënin pasuri të konsiderueshme.

Det Supt Joe Harrop tha se grupet nga Ballkani Perëndimor ishin fokusi i një operacioni që përfshinte forca policore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.

Det Supt Joe Harrop
Det Supt Joe Harrop

“Shpesh, bandat shqiptare kanë blerë njerëz për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar në vende si fermat e kanabisit. Këto janë kushte të tmerrshme. Ata jetojnë dhe flenë brenda fermave dhe nuk mund të largohen. Ata mirëmbajnë bimët të cilat shpesh janë në faza të ndryshme të rritjes në dhoma të ndryshme. Kokat e larta të këtyre grupeve të krimit fitojnë një sasi të madhe parash“, tha Det Supt Harrop.

Ai tha se grupet do të blejnë “makina luksoze” dhe rroba dhe ora të markave të shtrenjat, dhe më pas do të kthehen në vendin e tyre dhe “të lavdërojnë atë pasuri“, gjë që inkurajon “një brez tjetër kriminelësh të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sekuestrimet

Si pjesë e një hetimi midis majit dhe nëntorit 2023, oficerët morën dijeni për një shqiptar që besohej se po kontrollonte të tjerët në prodhimin në shkallë të gjerë të kanabisit në të gjithë rajonin.

Duke identifikuar anëtarët e nivelit më të lartë të bandës, policia ishte në gjendje të bënte disa arrestime midis rrjetit, thanë ata.

Në vitin 2022, policia bëri 10,788 sekuestrime kanabis, dhe në vitin pasardhës kjo shifër u rrit në 13,247.

Në shtator 2024, katër persona nga Shqipëria morën dënime të gjata me burg për operimin e fabrikave të kanabisit.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se, në fund të marsit 2024, më shumë se 1200 shqiptarë mbaheshin në burgjet në Angli dhe Uells, më shumë se çdo kombësi tjetër e huaj.

Amy Bond, shefi operativ i shoqatës bamirëse të skllavërisë moderne Causeëay, tha: “Shumica e njerëzve të bllokuar në skllavërinë moderne janë të bllokuar në shfrytëzimin e punës, kështu që janë gjëra të tilla si fermat e kanabisit.

Ka pasur një kalim nga bandat vietnameze në ato shqiptare. Bandat do të sjellin njerëz në këto mjedise dhe do t’u premtojnë atyre një punë. Viktimat më pas përfshihen në punë të paligjshme dhe nuk mund të largohen sepse kanë frikë nga ndjekja e tyre”.

Amy Bond
Amy Bond

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme