Dimitrievski merr pjesë në promovimin e librit kundër UÇK-së

Lideri i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski së bashku me nënkryetaren e Kuvendit Vesna Bendevska kuadër i së njëjtës parti, morën pjesë në promovimin e librit kundërthënës “Ushtria Çlirimtare Kombëtare-ushtri paramilitare terroriste në Maqedoni”, i autorit Ivan Babanovski. Në libër autori vjell vrer kundër UÇK-së dhe ish komandantëve të saj. Lideri i ZNAM-it, Dimitrievski i cili është pjesë e Qeverisë aktuale me VMRO-në dhe VLEN-in dëgjonte më vëmendje shtrembërimin e të vërtetave për konfliktin e vitit 2001. Madje autori i librit këtë periudhë e cilësoi si agresion të shqiptarëve kundrejt popullit dhe shtetit. Ndërkaq profesori Vlladimir Pivovarov tha se në vitin 2001 u tentua spastrimi etnik i maqedonasve dhe i njëjti u arrit në disa zona. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme