Përfundon seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja vendimi që mori Gjykata

Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.


monika kryemadhi ilir meta gjkko

Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi ka përfunduar pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve.

GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Ilir Metën dhe masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 18:00, togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.

SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:

-Arrest me burg për Ilir Metën

-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin

-Detyrim paraqitje për Ema Çokun

-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon

Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

VIJON….

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme