Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara, ku kanë mbetur të vdekur të paktën pesë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Përmes një postimi në “X”, kreu i qeverisë ka dënuar sulmin, ndërsa shkruan se “Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s”.
“Mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, thotë Rama.
Reagimi i Ramës
Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankaray Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.