Aksident në aksin “Lezhë-Milot”, motori përplas këmbësoren! Ndërron jetë e moshuara, në pranga 40 vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku një motor ka përplasur një këmbësore të moshuar.


Shtetasi I.Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, ka qenë duke drejtuar motoçikletën e tij, e më pas ka përplasur shtetasen Gj.Z., 75 vjeçe, e cila ishte këmbësore.

E moshuara u transportua në spital, por nuk i mbijetoi dot lëndimeve.

Sakaq, 40 vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme