Ymeri: Grabovci është vegël, Veseli është manipuluesi i veglës

  • 14:32, 22 Gusht 2016       SAKTE.NET

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebokk se Adem Grabovci është vetëm një vegël që përdoret nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për të kryer shërbime, njofton Klan Kosova.

    “Adem Grabovci është vegël. Veglat edhe vjetërsohen, ose për ndonjë arsye tjetër bëhen të papërdorshme. Kjo nuk nënkupton që puna përfundon. Ajo vazhdon me vegla tjera.

    “Kadri Veseli është manipuluesi i veglës. Ai këto ditë po i ndërron veglat. Për ta vazhduar punën”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

    Sipas Ymerit, Veseli po pëdorë “veglat e tij mediatike”, për ta sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë, që për Ymerin, është e kundërta e PDK-së, për nga stili dhe ndershmëria e qeverisjes.

     

    Ky është postimi i plotë i Ymerit në Facebook:

    Adem Grabovci është vegël. Veglat edhe vjetërsohen, ose për ndonjë arsye tjetër bëhen të papërdorshme. Kjo nuk nënkupton që puna përfundon. Ajo vazhdon me vegla tjera.

    Kadri Veseli është manipuluesi i veglës. Ai këto ditë po i ndërron veglat. Për ta vazhduar punën.

    Puna e Veselit, përmes veglës Grabovci, nuk është thjeshtë rehatimi i të afërmve dhe miqve të partisë. Atë që po dëgjojmë nuk është thjeshtë nepotizëm. Ajo është kapja e shtetit në vepër. Kolonizim klasik i institucioneve shtetërore përmes “njerëzve tonë që na vyn aty”. E aty duhen për kontroll. Në gjyqësi për ta kontrolluar çfarëdo ndjekje penale të krimit. Në polici për ta kontrolluar çfarëdo hetim ndaj krimit. Në agjensi shtetërore për ta kontrolluar cilëndo sferë ekonomike të vendit dhe për t’i hapur rrugë krimit. Në ndërmarrje publike për t’i kontrolluar fondet publike dhe për t’i orientuar ato kah krimi. Ky është organizim kriminal. Apo krim i organizuar.

    Nuk ka gjë më dashakeqësisht naive se sa të besohet se ky krim luftohet përmes nënshkrimit të kontratave me Kapon e këtij krimi të organizuar, Kadri Veselin. Aq më tepër që kjo luftë të udhëhiqet nën siglën e ‘luftës kundër nepotizmit’.

    Ndërkohë që nuk ka dëshmi më të fuqishme të krimit të organizuar se sa sulmet e orkestruara ndaj atyre që më së shumti e luftojnë krimin e rrënjosur në institucione, ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Në kohëra si këto, kur regjimi i krimit e sheh fundin e vet, i nxjerrë në pah, pa kalkulim, të gjitha veglat tjera, herë të fshehura e herë hapur. Dhe e organizon sulmin e vet mediatik, partiak, institucional, etj. Dhe kështu këto vegla vendosen detyrimisht në mbrojtje të krimit. Gazetarët e portalet e Kadrisë, veglat e Kadrisë ne LDK, të gjithë njëzëri filluan të reagojnë kundër VETËVENDOSJE!-s, që automatikisht i bie në mbrojtje të krimit.

    Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, me Kryetarin Shpend Ahmeti, është shembull i qeverisjes së mirë, anti-krim. Në secilin aspekt të kësaj qeverisje, prej ndërtimeve, e deri të prokurimi, prej punësimeve e deri te infrastruktura, prej shërbimeve e deri të transparenca, Komuna e Prishtinës është antipod i qeverisjes kriminale të deridjeshme në komunë, e që po vazhdon në nivel qendror. Por jo edhe gjatë. Sundimi i krimit nuk mund të zgjasë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme