Beqarë apo të martuar? Flasin studimet: Ja kush është më i rrezikuar nga depresioni

Shëndeti mendor është një temë me shqetësim madhor, i cili çdo ditë e më shumë vjen në rritje për shoqërinë, teksa miliona njerëz në botë identifikohen me depression.


cift

Sipas hulumtimeve të fundit, statusi martesor luan një rol të rëndësishëm në mundësitë e zhvillimit të simptomave depressive.

Ekspertët pohojnë se njerëzit që nuk janë të martuar kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të tilla, me një vlerë shqetësuese prej 80%, po të krahasohen me individët e martuar.

Studimi u krye nga studiues në Universitetin Politeknik të Macau, të cilët analizuan të dhënat nga më shumë se 100,000 pjesëmarrës nga 7 vende. Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth 18 vite, me studiues që dokumentuan marrëdhënien midis statusit martesor dhe shfaqjes së simptomave depresive.

Shanset në rritje u hodhën në 99% për të divorcuarit dhe të ndarë,  ndërsa të vejat përballeshin me një rrezik 64% më të lartë. Është interesante se pjesëmarrësit beqarë në vendet perëndimore, si në Mbretërinë e Bashkuar, përballeshin me një rrezik më të lartë të depresionit në krahasim me pjesëmarrësit beqarë në vendet lindore. Burrat dhe njerëzit me nivel të lartë arsimor që nuk ishin të martuar ishin më të prirur ndaj depresionit.

Në një përpjekje për të interpretuar këto gjetje, studiuesit argumentuan se njerëzit e martuar ka të ngjarë të gëzojnë mbështetje më të mirë sociale dhe financiare, gjë që shpjegon pjesërisht shkallët më të ulëta të depresionit të parë në këtë grup. Të jetosh me një partner shpesh krijon një mjedis mbështetës, me bashkëshortët që ndihmojnë në forcimin e shëndetit mendor të njëri-tjetrit.

Sipas studimit, “martesa ofron bazën për një situatë më të qëndrueshme financiare dhe shoqërim të përditshëm, elementë që mund të parandalojnë zhvillimin e simptomave të depresionit ” . Një mjedis mbështetës gjithashtu mund t’i ndihmojë njerëzit të përballojnë më mirë stresin dhe vështirësitë e jetës së përditshme, duke reduktuar kështu gjasat për depresion.

Megjithatë, ky hulumtim nuk mbështet se martesa është “kura” e fundit për depresionin, por në disa raste ajo ofron një mbështetje sociale dhe financiare që mund të veprojë në mënyrë mbrojtëse për shëndetin mendor. Duhet mbajtur parasysh se shëndeti mendor është shumëdimensional dhe nuk varet vetëm nga martesa.

cift 1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme