Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka përdhunuar të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç.
Policia bën me dije se i dyshuari me iniciale Xh.Ç akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Rasti është bërë i ditur në polici pas kallëzimit të një 14 vjeçareje.
Ajo tha se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka kallëzuar një shtetase 14 vjeçe, se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 13.11.2024, në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, janë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit P. V., 68 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
-Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 25 vjeç, pasi Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 34 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u konstatua duke transportuar 2 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.