Thirrja e radhës e Qeverisë për mbështetjen e komunave do të shpallet në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm, varësisht nga gatishmëria e komunave, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Duke folur për projektet, Mickoski tha se ndryshimet në ligjin për tokën ndërtimore, me të cilat komunat do të lirohen nga pagesat e komunaleve gjatë ndërtimit të shkollave dhe çerdheve, janë lehtësime shtesë.
“Miratuam ligj në Kuvend, ndryshimet në ligjin për tokë ndërtimore, ku të gjitha objektet publike, si kopshte, shkolla, që janë në pronësi të shtetit, do të përjashtohen nga pagesa e shërbimeve komunale. Në Shkup ka pasur raste që qyteti i Shkupit, e dini se si është situata atje, e zgjat periudhën, nuk i liron komunat nga shërbimet komunale, kështu që nuk kanë mundur të fillojnë të ndërtojnë kopshte, shkolla e kështu me radhë. Tani me këtë ligj, ajo pengesë është hequr dhe pres që të ndërtohen kopshte dhe shkolla aty ku duhet”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryeministër. /Alsat.mk