Vijon debati për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Në Kuvend vazhdoi debati për propozim buxhetin për vitin 2025. Duke prezantuar disa pika të propozim buxhetit, zv.ministri i financave Nikollçe Jankullovski fokusin e vendosi në investimet e huaja, investimet kapitale si dhe ndihmat ndaj kompanive të brendshme dhe të jashtme. Për Agjencinë për Investime të Huaja janë paraparë 6,2 miliardë denarë, për Agjencinë për Punësim 2.3 miliardë denarë.

“Investime direkte të huaja dhe zhvillim të zonave të lira ekonomike, investime të huaja, nga 1 miliard 376 milionë, i rrisim në 3 miliardë e 275 milionë denarë. Mbështetje financiare për investime të kompanive vendore, nga 1 miliard e 96 milionë denarë i rrisim në 2 miliardë e 375 milionë denarë në vitin 2025”, tha Nikollçe Jankullovski – Zv.ministër i financave.

Për LSDM-në, ky propozim buxhet nuk është fare zhvillimor. Deputeti Fatmir Bytyqi, tha se qytetarët vitin e ri do ta presin me 66% borxh publik, e cila ka mundësi të shkojë deri në 70,8%. Akuzoi se Qeveria ka prioritet blerjen e mobiljeve dhe veturave të reja.

“Ky buxhet nuk është plan për zhvillim por recetë për borxhe. Obligim i yni është që të kundërshtojmë këtë qasje dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve sepse meritojnë politikë të përgjegjshme politike e cila do të ndërtojë shtet stabil dhe me prosperitet. Kjo para nesh nuk është buxhet por thjeshtë një llogari e hapur për harxhim e cila do të lë shkretirë financiare”, tha Fatmir Bytyqi – Deputet i LSDM-së.

Duke u përgjigjur akuzave të LSDM-së, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska, bëri një apel.

“Të kërkoni zgjerimin e kapaciteteve të burgjeve në Maqedoni. Kështu me të vërtetë do të siguroni të ardhme personalisht për vete sepse vetëm ashtu dini të funksiononi si pushtet. Kështu, e ardhmja e juaj me të vërtetë do të ishte e sigurtë por pikërisht ashtu siç e merituat”, tha Dafina Stojanoska – Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Në paraqitjen e tij, Bytyqi kërkoi falje për incidentin e djeshëm në Kuvend ku u evitua përplasja fizike me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, ndërsa e komentoi si tentim për të heshtur zërin e opozitës. Ju jeni 58 deputetë ndërsa unë vetëm 1, e vetmja gjë që mund të bëni është të ma merrni jetën tha Bytyqi. Përndryshe sipas rregullores, debati duhet të vazhdojë dhjetë ditë, me çka si propozim i ri dërgohet në shqyrtim dhe miratim në seancë plenare në Kuvend./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme