I dënuar me 10 vite nga Apeli për tentativë vrasje në vitin 2017, merr fund arratia për 58 vjeçarin (EMRI)

Një 58-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, është arrestuar nga uniformat blu në Elbasan.


Shtetasi i arrestuar, Luan Taragjini, ishte i shpallur në kërkim kombëtar pasi ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin me iniciale L.T.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie.

Gjykata e Apelit e Tiranës, me vendimin e datës 21 tetor 2024, e ka dënuar Taragjinin me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim kombëtar.

I dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Gramsh shtetasin Luan Taragjini, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Shtetasi Luan Taragjini, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme