Çmimet e derivateve barrë për qytetarët, asgjë nga premtimi i Qeverisë për uljen e akcizës në 50%

Gazetare: Ajnur Bafqari

Qytetarët ankohen se përskaj çmimeve të larta të të gjitha produkteve edhe çmimi i derivateve është barrë e rëndë për ta. Disa nga qytetarët mundohen të mos shfrytëzojnë makinat vazhdimisht, por disa të tjerë thonë se duke e pasur parasysh edhe mungesën e transportit publik, janë të obliguar të udhëtojnë me makinë.

“Nafta edhe benzina ka hip tash momentalisht….00:26 Qeveria duhet me i zbrit çmimet se njerëzit nuk kanë për bukë, e jo për naftën me pagu edhe benzinën”, tha një qytetar.

“Çmimet shumë janë të larta, të gjitha, por nuk ke çfarë të bësh, Qeveria i ka fajet, Qeveria e bën të gjithë këtë… Unë jam pensionist, nuk e marr shumë veturën, vetëm për diçka, por dikush që vjen me fëmijë në shkollë e ka patjetër”, u shpreh një qytetar.

“Shpenzojmë po, sepse në punë, në shtëpi, aty- këtu shpenzojmë”, deklaroi një qytetar.

VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj Hristijan Mickoski, gjatë vitit 2022 këmbëngulnin për uljen e akcizës së karburanteve për 50 për qind, gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit të përgjithshëm për litër naftë dhe benzinë. (foto screenshoti i statusit Mickoskit + foto e planit për masat)
Por tani që është në pushtet, nuk po planifikon për një gjë të tillë. Nga Qeveria thonë se këto masa ishin paraparë për një periudhë kur vendi kishte inflacionin më të lartë në rajon.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju informojmë se bëhet fjalë për një periudhë në të cilën kishim inflacionin më të lartë në rajon dhe më të lartë se inflacioni në eurozonë. Gjatë kësaj periudhe, gjendja e energjisë ishte në nivelin më të keq të mundshëm për shkak të politikave të qeverisë së mëparshme. Në këtë moment, po punojmë për përmirësimin e standardit të jetesës në tërësi”, thonë nga Qeveria.

Kriza më e keqe me inflacionin dhe çmimet e larta të derivateve ndodhi menjëherë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë periudhë inflacioni arriti një nivel rekord në rajon prej 20 për qind. Rekordet për çmimet më të larta të derivateve u arrit në vitin 2022, kur çmimi për një litër naftë shkoi në 107,5 ndërsa për benzinën në 111,5 denarë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme