Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, duke folur për Demarkacionin, ka thënë që Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës.
“Çakorri dhe Zhlebi nuk kanë qenë kurrë të Kosovës me sa e mbaj mend unë”, ka thënë ai në Zona B.
“Është një kufi shpirtëror për të cilin ne kemi luftuar ta kemi në territorin tonë po nuk kemi arritur ta përfitojmë”, është shprehur Kelmendi.
“Ndaj shqetësimin me banorët e mi për kufirin shpirtëror që mendojnë që është dhe këtë shqetësim e mbështeti me kundërshtim”, ka thënë ai.
“Tash unë kam marrë përgjegjësi shtetërore, kur vjen në qeveri merr përgjegjësi për qytetarët tjerë”, është shprehur Kelmendi.
“Kam qenë në prezantimin që e ka bërë komisioni dhe e kam dëgjuar me kujdes edhe si rugovas edhe si zëvendëskryeministër”, ka thënë zëvendëskryeministri, njofton Klan Kosova.