Një akident me vjekje është shënuar në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”.
Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.
Sipas policisë, 33-vjeçari dyshohet se duke drejtuar automjetin tip Suzuki, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.
Burime bëjnë me dije se i riu dyshohet se është aksidentuar mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Ai ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.
Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës.
Ndërkohë, policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Njoftimi i policisë
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale:
Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.