Detaje nga sherri me thika mes nxënësve në Tiranë, i mituri që humbi jetën luante futboll për Dinamo U-15

I mituri që humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, mësohet se merrej me sport.


policia tirane

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, 14-vjeçari me iniciale M.C., luante për Dinamo U-15.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”

Nga konflikti mes tre 14-vjeçarëve, ndërroi jetë njëri prej tyre pasi kishte marrë një goditje në zemër. Ndërsa një tjetër po 14-vjeç, ndodhet në spital në gjendje stabël. L.M., ka marrë goditje thike në gjoks.

Policia bëri me dije se është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas ka ndodhur edhe përleshja fizike mes tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme