Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Mzizë të Divjakës.
Një makinë ka përplasur një këmbësor të moshës 90 vjeç.
Për fat të keq i moshuari ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.
“Rreth orës 17:45 shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë për aksidentin fatal
Divjakë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja J. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.