Sherri nisi fillimisht në rrjete sociale! Detaje nga vrasja e 14- vjeçarit në Tiranë, të miturit ishin konfliktuar dhe në pushimin e gjatë! Oficeri i sigurisë nuk njoftoi policinë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes nxënësve mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar.


oooooo

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se sherri ka nisur prej një javë në rrjete sociale.

Dy ditë më parë ata kishin patur një përballje mes tyre, ndërsa sot, para se të nxirrnin thikat pas mësimit, viktima dhe një nga autorët ishin konfliktuar në oborrin e shkollës ‘Fan Noli’ gjatë pushimit të gjatë.

Ka qenë oficeri i sigurisë ai që kishte shuar sherrin mes të miturve, por nuk kishte njoftuar policinë lidhur me atë çfarë kishte ndodhur.

Pas mbarimit të mësimit, viktima dhe i plagosuri janë përballur sërish me autorin, rreth 150 metra larg shkollës. Ky i fundit ka ftuar shokët e tij dhe më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur thikat.

Nga konflikti, mbeti i vrarë 14-vjeçari me iniciale M.C., me 6 goditje thike dhe i plagosur bashkëmoshatari i tij, me dy goditje thike.

“Dy ditë më parë ka patur një përballje mes tyre. Ndërsa ditën e sotme në pushim të gjatë, viktima është konfliktuar në oborr me një nga autorët, ku ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës dhe ka shuar sherrin, por nuk ka njoftuar policinë.

Një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, ka lajmëruar nxënësit e tjerë të shkollës tjetër në Sauk. Pas mësimit, viktima dhe i plagosuri kanë dalë në një rrugicë 150 metra dhe janë konfliktuar sërish. Më pas janë përfshirë dhe të tjerë dhe kanë sulmuar me thika 14-vjeçarin që mbeti viktimë dhe shokun e tij që mbeti plagosur”, tha gazetari.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar 5 persona. Vijon punë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që tronditi vendin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme