“Isha në mirëbesim të plotë se ajo po bënte çdo gjë sipas ligjit!” -Ilir Meta në apelin e GJKKO: Nuk mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim të familjarëve, ish-gruas dhe ish-vjehrrës time

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë deklaratën e tij në seancën gjyqësore të mbajtur në Apelin e GJKKO-së, pasi ai kërkon lirimin e tij.


Sipas Metës, shumica e pronave dhe të llogarive bankare, ishin në emër të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Ish-Presidenti tha se kishte besim të plotë tek Kryemadhi e se çdo gjë bëhej sipas kërkesave të ligjit.

siç e kam shpjeguar në SPAK me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja ime , e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter të gjitha veprimet, edhe për arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin të saj dhe i ndiqte ajo. Unë kam qenë në mirëbesim të plotë se ajo çdo gjë e bënte sipas ligjit.”, tha Meta.

Po kështu, Meta tha se “nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim apo pakësim llogarish të familjarëve të mi apo edhe të ish-gruas dhe ish-vjehrrës time.”

Ilir Meta:

Lidhur me pretendimet për mosdeklarime të shpenzimeve, i konsideroj tërësisht tendencioze.

Së pari, nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim apo pakësim llogarish të familjarëve të mi apo edhe të ish-gruas dhe ish-vjehrrës time.

Së dyti, siç e kam shpjeguar në SPAK me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja ime , e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter të gjitha veprimet, edhe për arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin të saj dhe i ndiqte ajo. Unë kam qenë në mirëbesim të plotë se ajo çdo gjë e bënte sipas ligjit.

Unë asnjëherë nuk kam refuzuar si individ të bëj deklarimin sipas nenit 5 të ILDKPI.

Po kështu, sipas nenit 22 të ILDKPI nuk mbaj përgjegjësi për deklarimin e familjarëve dhe po kështu asnjëherë nuk kam patur sipas nenit 32 as njoftim dhe as gjobë, as nga ILDKPI dhe as nga Tatimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme