Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë të një dite më parë, kur u vra Martin Cani, 14 vjeç, nga një bashkëmoshatar të tij, pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24, ka folur shoferi i cili merrte nxënësit nga shkolla dhe i çonte në shtëpi, mes tyre ndonjëherë dhe i mituri Cani.
Ai u shpreh se ditën e premte një burrë ka ndaluar të voglin dhe i ka bërtitur. Sipas tij nëse hapen kamerat gjendet se kush ishte ky burrë.
Për shkak të kësaj ndodhie, 14 vjeçari ndihej i nervozuar në makinë duke reaguar negativisht, sipas shoferit.
Sakaq, ditën e ngjarjes, disa fëmijë i kanë thënë atij “hajde se e kanë ther Martinin”.
Shoferi që merrte në makinë 14-vjeçarin: Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.
I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.