Opozita ka nisur përgatitjet për për protestën e lajmëruar sot para Kuvendit në orën 17:00. Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që brenda ambienteve po mbahet seanca maratonë për buxhetin 2025.
Siç duket edhe nga pamjet policë me skafandra dhe mburoja janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kuvendit.
Protesta e sotme është hapi i radhës i Partisë Demokratike në kuadër të Mosbindjes Civile.
Partia demokratike kërkon vendosjen e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira në pranverë të 2025-ës.
Nuk ka ende informacione për mënyrën se si do të mbahet protesta dhe se sa kohë mund të zgjasë.