Veliaj: Nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi u miratua me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak

Nga 1 janari i vitit që vjen pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë me autobus falas. Vendimi u mor sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste.


veliaj

Grupi i këshilltarëve të PD-së braktisën mbledhjen pa arsye, duke mos e votuar.

Në Tiranë, edhe studentët udhëtojnë me abone falas prej më shumë se një viti. Abonetë falas për studentët dhe pensionistët do të shpërndahen përmes platformave elektronike, siç janë Karta e Studentit dhe Karta e Pensionistit. Ky projekt synon të bëjë transportin publik më të aksesueshëm dhe të përmirësojë mundësinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Abonimet do të financohen plotësisht nga Bashkia e Tiranës dhe do të jenë të disponueshme për studentët e regjistruar në institucione arsimore dhe për pensionistët mbi 60 vjeç për gratë dhe mbi 65 vjeç për burrat.

Numri i pensionistëve brenda territorit të Bashkisë së Tiranës është rreth 178 mijë. Bashkia e Tiranës do të monitorojë performancën e operatorëve të transportit, duke përdorur sisteme të avancuara, për të siguruar që shërbimi të ofrohet në përputhje me standardet më të larta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme