Vrasja e 14-vjecarit Martin Cani/ Autori në spital privat, Policia e Shtetit: I mituri ende nuk është marrë në pyetje! Ai ka dhënë disa informacione, por…

Policia e Shtetit shprehet se autori i vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani, Mario Perlleshaj ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.


Ky lajm është konfirmuar për News 24. Sipas bluve, të miturit i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali.

Uniformat blu kanë sqaruar se ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit.

Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

Autoritet shtojnë se këto të dhëna nuk mund të përdoren, pasi janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.

Ndaj të miturit rëndojnë dy akuza “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ngjarja ndodhi për një konflikt me motive të dobëta, e nisur më herët nga rrjetet sociale, por fatkeqësisht i mituri nuk arriti të mbijetonte plagëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme