“I thirrur si person në dijeni!” -Dashamir Tahiri u paraqit në SPAK, ish-deputeti i PDIU-së sqaron: Nuk ka lidhje me mua, dhash dëshmi për hetim pasuror ndaj…

Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe ka dhënë një deklaratë për mediat.


Sipas ish-ligjvënësit, Tahiri ishte i thirrur si një person në dijeni, e se ka dëshmuar për hetimin pasuror ndaj dikujt tjetër.

Ai deklaroi se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që ka nënshkruar një nga kompanitë e Tahirit, ku ka blerë një gjë. E gjithë kjo i përket periudhës para vitit 2005.

“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që lidhet me mua, por për një hetim pasuror ndaj dikujt, në kuadër të drejtësisë së re. Bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që ka hedhur një firmë te një nga kompanitë e mia, ku ka blerë diçka. Kjo i përket periudhës para vitit 2005″, deklaroi ish-deputeti Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme