Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti midis dy personave në zonën e Qytet Studenti, nga i cili njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Studenti Aron Demiraj, 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur tek dora për shkak të sherrit me thika, ka përfunduar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sotir Kolea”, në Qytet Studenti, një zonë mjaft e populluar, ku 19 vjeçari, i identifikuar me iniciale A.A., plagosi me thikë Aron Demirajn.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.