Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga! 25 vjeçari inskenoi aksident me mjet tjetër për përfitim të padrejtë dëmshpërblimi, e pësojnë dy të rinjtë

Uniformat blu kanë arrestuar një 25 dhe një 22 vjeçar, pasi akuzohen të kenë inskenuar një aksident për të përfituar dëmshpërblim në mënyrë të padrejtë.


Në pranga kanë rënë shtetasit I.T., 25 vjeç dhe A.K., 22 vjeç, cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Në datën 4 nëntor, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Valias-Tiranë, 25 vjeçari teksa po voziste, humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi jashtë rrugës.

Më pas, dy të rinjtë, inskenuan një aksident, ku makina tip “Volksvagen Golf”, drejtohej nga 22 vjeçari. kështu, 25 vjeçari ka paraqitur Policisë Rrugore të dhëna false për makinën në mënyrë që të sigurohet.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme