Ndërsa për nesër transportuesit privatë kanë paralajmëruar rikthimin e tyre në qarkullim që nga mëngjesi, ministri i Ekologjisë paralajmëron mbërritjen e 6 autobusëve ekologjikë brenda javës

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Nga nesër rikthehen në qarkullim të tërësishëm autobusët privatë, me qëllim për të ndihmuar në tejkalimin e kaosit me transportin publik. Megjithatë, rikthimi i tyre është i përkohshëm derisa të kenë në dispozicion mjete financiare. Ndërkohë gjatë ditës ministri i ambientit jetësor Izet Mexhiti njoftoi se me ndihmë të Bashkimit Europian, janë siguruar 6 autobusë ekologjik dhe brenda kësaj jave do t’i dhurohen Ndërmarjes Qarkulluese Publike në Shkup.

Dua të ndaj me ju lajmin se si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Europian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjikë dhe brenda javës që vjen të njëjtit do t’ia dhurojmë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit – Izet Mexhiti – Ministër i Ambientit.

Ndërkohë ka reaguar këshilltarja e Qytetit të Shkupit Irena Vitina, e cila thekson se Mexhiti nuk ka asnjë kontribut në sigurimin e autobusëve ekologjikë.

Gjashtë autobusët ekologjikë janë rezultat i projektit me të cilin Qyteti i Shkupit aplikoi deri te Bashkimi Europian e mbi të cilin tanimë dy vite në mënyrë aktive punon sektori për bashkëpunim ndërkombëtar e furnizimin e realizoi UNOPS – Irena Vitina – Këshilltare në Qytetin e Shkupit.

Nga ana tjetër kryeministri Hristijan Mickoski thotë se përgjegjësia për rregullimin e transportit publik bie mbi Qytetin e Shkupit. Ai tha se Qeveria përpos huazimit të 250 mijë tonëve naftë për autobusët, po shqyrton edhe blerjen e mbi 100 autobusëve elektrikë. Pritet që autobusët të mbërrijnë vjeshtën e ardhshme, periudhë kjo që përputhet me zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend.

Për momentin po e skenojmë tregun dhe po analizojmë në cilën periudhë sa më të shkurtër do të mundemi këto mes 100-120 autobusë të vijnë por njëkohësisht edhe mënyra e pagesës  të jetë me grejs periudhë me këste disa vjeçare që të mos jetë ngarkesë e likuiditetit të buxhetit. Kështu që pres sezonin e ardhshëm të vjeshtës, gjegjësisht sezonin e ardhshëm të ngrohjes këto 100 deri 120 autobusë elektrik të lëvizin në rrugët gjithandej Maqedonisë – Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kaosi me transportin publik po zgjat tanimë dy vite kur transportuesit privat protestonin duke bllokuar bulevaret kyçe të kryeqytetit pasi pohonin se Qyteti i Shkupit nuk u’a ka paguar të paratë sipas marrëveshjes. Problemi kulminoi ditën e enjte pasi përshkak mungesës së naftës, shumica e autobusëve mbetën të parkuara në stacionet e tyre. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme