Me rastin e masazhit të shputave, lirohet tendosja e shpinës, eliminohen dhembja dhe shtangia. Masazhin e shputave mund ta bëni edhe vetë, por është po ashtu mirë nëse jua bën edhe dikush tjetër.
Rezultatin e masazhit do ta vëreni që nga fillimi, transmeton Telegrafi. Veç kësaj, masazhi i shputave, jo vetëm që është procedurë jashtëzakonisht e këndshme, por edhe tepër e dobishme për shëndetin tuaj.
Masazhi i shputave kundër dhembjes së shpinës:
– Në fillim duhet të gjeni “kurrizin” e shputës suaj.
– Uluni këmbëkryq në dysheme. Merreni me dorë cilëndo shputë.
– Linja midis thembrës dhe gishtit të madh të harkut të brendshëm të shputës është projeksioni i kurrizit tuaj
– Ndajeni vizualisht këtë linjë në pjesët: kryq, mesi i shpinës, pjesa e gjoksit dhe e qafës dhe pjesa e kurrizit. Pjesa e poshtme e shpinës është më afër shputës, ndërkaq e sipërmja më afër gishtit të madh të këmbës.
– Me gishtin e madh të këmbës shtrëngojeni këtë linjë në drejtimin nga thembra drejt gishtit të madh të këmbës.
– Nëse në shpinë ekzistojnë probleme, do të ndieni shfaqjen e tyre. Ato ndihen si pika të dhembshme dhe të trasha
– Me masazhin e këtyre pikave ndikoni drejtpërdrejt në kurriz.