“Nuk dëgjon Tomi”- U ‘fundosën’ nga bisedat në SkyECC! Kontrolle banesave të ish-gjyqtarëve të Elbasanit! Përjashtuan nga trupa magjistratin që s’pranoi

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni blic me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në Elbasan.


Raportohet se janë ushtruar kontrolle në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa, si edhe në shtëpitë e disa ish-prokurorëve në Elbasan.

Ish-magjistratët janë “fundosur” nga SkyECC pasi emrat e tyre kanë dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin e koduar, për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Suel Çela, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në një moment shprehen “Nuk dëgjon Tomi”, referuar gjyqtarit Tomorr Kullolli, të cilin më pas e përjashtojnë nga trupa gjykuese e çështjes.

Mësohet se gjatë operacionit blic janë arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit. Gjithashtu është cakuar masa “arrest shtëpie” për Blerina  Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Ndërkohë janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e të shumëkërkuarit nga drejtësia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme