Lëndohen katër kosovarë në një aksident të rëndë në Shqipëri

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Laç-Fushë-Kruja.

Pesë persona mbetën të plagosur

Një automjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB në të cilin udhëtonin katër shtetas kosovarë u përplas me një zetor, teksa ky i fundit doli nga një rrugë dytësore dhe i preu rrugën mjetit.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetasit kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë, 2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë, kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme