“Kjo është polici politike”- Çupi për tensionet në protestë: Na bënë presion, 80-vjeçarja ra përtokë…

Demokratja Dhurata Çupi në një prononcim për News 24 tha se policia erdhi nga të gjitha anët duke bërë presion/


cupi

Çupi tha se qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar, ndërsa e cilësoi policinë si ‘polici politike’. Ndërkaq zbuloi se disa protestues nuk janë ndjerë mirë në protestë dhe se shkuan për të marrë mjekim, ndërkohë që një e moshuar ra përtokë.


Dhurata Çupi: Ne kemi ushtruar të drejtën tonë. nuk ka pasur asnjë provokim. Policia erdhi nga të gjitha anët duke bërë presion. Disa protestues nuk janë ndjerë mirë, kanë vajtur të mjekohen, 80 vjeçarja ra përtokë. Ne thirrëm ambulancën dhe ambulanca nuk erdhi. Kjo është polici politike. Opozita nuk e ul kokën ndaj pushtetit të Edi Ramës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme