Kasami 28 nëntorin po e feston bashkë me mërgimtarët shqiptarë në Danimarkë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami po qëndron në Danimarkë për të festuar festat e nëntorit bashkë me mërgimtarët shqiptarë, shkruan Alsat.

Delegacioni i Komunës së Tetovës vizitoi sot shkollën Tinbjerg , ku për 30 vite ruhet dhe mësohet gjuha shqipe. Kasami shpërndau libra për nxënësit shqiptarë.

Mësuesi Sabri Ibishi në Kopenhagë tha se nxënësit më së shumti janë nga qyteti i Tetovës me rrethinë ndërsa ata me përplot krenari po e mësonin dhe po e ruajnë gjuhën e të parëve tanë.

Ditëve në vazhdim janë paraparë edhe aktivitete tjera në Danimarikë për nder të festës së 28 nëntorit, të cilët organizohen nga komuna e Tetovës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme